“Asnjë lule nuk është shkelur”, Tedi Blushi: Policia nuk arreston banditët, por ushtron dhunë ndaj qytetarëve
👁1867
Që prej orës 17:00, opozita vijon protestën e saj në kryeqytet.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, shprehet se “asnjë lule nuk u shkel nga protestuesit”.
Më tej ai ngre akuza ndaj policisë, ku thotë se në vend që të arrestojë banditët, ushtron dhunë ndaj qytetarëve.
“Do vijojmë protestën, është betejë pa kthim. Protestat sapo kanë filluar. E shikoni çfarë ndodhi. Asnjë lule nuk është shkulur, këputur nga protestuesit. E patë dhunë e policisë që nuk arreston banditët, por udhëton dhunë kriminale ndaj qytetarëve. Çfarë vepre penale kryem sot? Është tubim me leje”, tha ndër të tjera Blushi.
Top Channel
Burimi