Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë/ Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 16 persona, tre shpallen në kërkim

Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë/ Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 16 persona, tre shpallen në kërkim

Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 16 persona në Durrës për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Gjatë operacionit policor “Summer” pas hetimeve dy-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ranë në pranga 13 persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.
U ndaluan nga policia: Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç,  Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç,  Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç,  Mateos Jeshili, 34 vjeç,  Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj., 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit: Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe katër shtetas pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan.
Ne kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar  1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën tre armë zjarri dhe një armë gjahu, një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë.
Theksojnë se gjatë hetimeve proaktive⁠ mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë shumë blerjeve të simuluara personave të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.
Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel
Burimi