Arrorët që ndihmojnë të bini në peshë
Arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve shumë serioze që nga ato kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë.
Për të mbajtur një trup me peshë dhe formë të rregullt, sigurisht një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti i vazhdueshëm fizik janë më se të nevojshëm.
Gjithsesi duke nisur nga dieta, ka disa ushqime në veçanti të cilat ndihmojnë me balancimin e peshës ose humbjen e saj.
Sipas ekspertëve në këtë grup futën edhe arrorët shumë të dashur e të preferuar.
Arra, bajame, kikirikë, lajthitë, stikat e çdo lloj ushqimi tjetër që hyn në këtë familje.
Janë pa dyshim një ndër pasuritë më të mëdha që natyra ka dhuruar.
Të pasura me një mori vlerash dhe vitaminash, arrorët janë të mrekullueshëm si për shijim, gatim, por edhe për të siguruar shëndet të mirë.
Nuk janë të pakta këshillat e ekspertëve mbi konsumimin e një sasie të vogël të tyre çdo ditë për të ndihmuar trupin dhe mendjen.
Arrorët njihen si parandalues të sëmundjeve shumë serioze që nga ato kardiovaskulare, diabeti apo tretja e mirë.
Nisur nga këtu, mjekët i rekomandojnë edhe si një mënyrë e mirë për të humbur në peshë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, ju shpjegojmë pikërisht rolin e tyre tek humbja e peshës së tepërt dhe sasinë e duhur për ju.
Si ju ndihmojnë arrorët
Studime të fundit kanë treguar se ka një lidhje mes humbjes në peshë dhe konsumimit të përditshëm të arrorëve.
Ky studim u publikua në shtator të vitit 2019 dhe mori nën shqyrtim 27,521 burra dhe 61,680 gra, prej të cilëve u mblodhën të dhëna për vite më radhë.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë studim nuk vuanin nga ndonjë sëmundje kronike.
Por gjatë viteve vetëm disa prej tyre nuk treguan rritje në peshë.
Kjo ndodhi me ata persona që konsumonin një sasi të caktuar arrorësh në ditë.
Arrorët ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori, më shpejt në kohë.
Ndaj janë zgjidhja e duhur dhe më e shëndetshme për të rënë në peshë.
Sipas ekspertëve vetëm disa gramë arra apo çdo lloj arrori në ditë, ul rrezikun e shtimit në peshë me 2 kilogramë.
Sasia që ju duhet çdo ditë
Nuk ka rëndësi se cilat zgjidhni, mund të konsumoni pa problem arra, bajame apo lajthi për të arritur këto rezultate.
Mjafton që ato të jenë të freskëta dhe pa kripë në mënyrë që të mos ju dëmtojnë organizmin.
Ekspertët rekomandojnë një sasi prej 28 gramësh në ditë për të parandaluar shtimin në peshë.
Kjo sasi është baras me një grusht të vogël arrash apo bajamesh në ditë.
Kështu do të ulni me 15% mundësinë e prekjes nga obeziteti gjatë gjithë jetës tuaj.
Futja e arrorëve në dietën e përditshme jo vetëm që ndihmon kundër shtimit në peshë, por edhe me një sërë sëmundjesh të tjera.
Duke filluar që nga sëmundjet e zemrës e deri shëndeti i mirë i trurit.
Prandaj konsumojini ato sa herë të keni mundësi për ti dhuruar një dozë shëndeti trupit tuaj./AgroWeb
Top Channel
Burimi