
“Anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID”, Rubio: Ato që kanë mbetur do administrohen nga Departamenti i Shtetit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio lajmëroi sot se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USAID.
Sipas tij, ato që kanë mbetur do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.
Rubio: Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID.
5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen (dhe në disa raste edhe dëmtonin) interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë (afro 1000) të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit.
Faleminderit DOGE dhe stafit tonë të palodhur që punoi shumë orë për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.
After a 6 week review we are officially cancelling 83% of the programs at USAID.
The 5200 contracts that are now cancelled spent tens of billions of dollars in ways that did not serve, (and in some cases even harmed), the core national interests of the United States.
In…
— Marco Rubio (@marcorubio) March 10, 2025
Top Channel
Burimi