Angli/ Me pistoletë me mulli në makinë, dënohet shqiptari. Qeshi kur e prangosën

Angli/ Me pistoletë me mulli në makinë, dënohet shqiptari. Qeshi kur e prangosën

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli.

Fatjon Sadikaj u ndalua nga policia angleze pasi po lëvizte në mënyrë të çuditshme në Chaddock Lane, Salford.
Efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës. 38-vjeçari nuk iu nënshtrua testit të frymëmarrjes dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit, Sadikaj fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, sipas mediave vendase, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.
Oficerët gjetën një pistoletë me mulli dhe ai u arrestua më tej me dyshimin për posedim të një arme zjarri.
Sadikaj u deklarua fajtor për posedimin e një arme zjarri dhe u dënua me pesë vjet burg.
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente