“Ambulancës i mungonte impianti”, Brataj reagon pas akuzës së botuesit të Kadaresë: Është kryer gjithçka sipas protokollit mjekësor

“Ambulancës i mungonte impianti”, Brataj reagon pas akuzës së botuesit të Kadaresë: Është kryer gjithçka sipas protokollit mjekësor

Gjatë ceremonisë së varrimit  të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare botuesi i veprave të Bujar Hudhri  tij ka lëshuar një akuzë në lidhje me autoambulancën  që ka  shkuar në shtëpinë e Kadaresë.

“Ambulancës i mungonte impianti”, tha Bujar Hudhri.
Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të qendrës Kombëtare të Urgjencës Dr Skënder Brataj i cili njihet tanimë edhe si mik por dhe mjek i Dr. Kadaresë që ka asistuar shkrimtarin që nga koha e pandemisë Covid dhe për çdo shqetësim shëndetësor që ka shfaqur  në këto vite duke shprehur se është kryer gjithçka sipas protokollit mjekësor.

Brataj siguroi që jo vetëm në këtë rast por gjithmonë ka pasur një gadishmëri për kujdes shëndetësor ndërkohë që tha se autoambulancat në Tiranë janë  të reja dhe të pajisura me të gjitha mjetet si defibrilator, pacemaker apo mjete të tjera që u vijë në ndihmë pacientëve.

Top Channel
Burimi