Alkooli toksik vret 54 njerëz në Indi, arsyeja e vrazhdë pse ata e konsumojnë (fotot)
Një ngarkesë pijesh me alkool toksik raportohet se ka vrarë 54 njerëz në Indi, ndërsa të tjerë janë të sëmurë nga pija e helmuar dhe numri viktimave mund të rritet.
Qindra njerëz u sëmurën në fundjavë në një fshat të rajonit jugor Tamil Nadu, rreth 150 milje larg Chennai.
Rreth 100 burra janë ende duke u kuruar nga helmimi, teksa të tjerë i kanë kaluar simptomat më të lehta sitë vjella, dhimbje barku e diarre.
Fshati Karunapuram u godit në rëndë nga tragjedia që ka ngritur shumë dyshime mbi arsyet pse njerëzit e konsumojnë alkoolin toksik, si u ra në dorë, apo kush e shpërndau atë.
Rrjeti britanik Metro shkruan se pija ishte përgatitur në lokalitet dhe në të ishte shtuar metanol për t’i shtuar forcën, sipas deklaratës së ministrit rajonal në Tamil Nadu, M.K. Stalin.
Përzierja e pijes me metanol, mund të shkaktojë verbim, dëme të mëlçisë ose dhe vdekjen.
Dhe në fakt disa orë pas daljes në shitje të alkoolit fillimisht mesin e javës së shkuar, 30 njerëz u shpallën të vdekur.
Për fat të keq qindra njerëz vdesin çdo vit në Indi nga alkooli i lirë, i pakontrolluar e i kontaminaur me helme, i shitur ilegalisht ne distileri të vogla, dhe problemi ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit.
Shumica e njerëzve në fshatra si Karunapuram janë të varfër dhe duhet të konsumojnë alkoolin e lirë në vend që të blejnë pijet në dyqane.
Kësilltari lokal Palraj, tha për rrjetin vendas Indian Express se punëtorët e varfër blejnë rregullisht pije alkoolike në ambalazhe të dobëta për rreth 60 rupi (80 cent).
“Burrat pijnë shumë, gratë mbajnë familjen”, thotë shoferi vendas i taksive triçikle Shankar, i cili jeton në zonën ku 20 perona vdiqën nga helmimi, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk.
Shtatë njerëz janë arrestuar nga autoritetet në lidhje me tragjedinë, tha zyrtari vendas M.S. Prasanth.
Mes të arrestuarve ishte një 48-që kishte shitur shumicën e pijeve te viktimat, i cili e bënte prej vitesh këtë punë dhe njihej nga komuniteti.
Shumë zona të Indisë kanë ndaluar shitjen dhe konsumin e alkoolit në tregun e zi teksa dhe në incidente të mëparshme janë shënuar vdekje mes punëtorëve në zonat e varfra të vendit.
Fshati Karunapuram u godit në rëndë nga tragjedia që ka ngritur shumë dyshime mbi arsyet pse njerëzit e konsumojnë alkoolin toksik
Top Channel
Burimi