
“Akt anticensure”/ Mbyllja e Zërit të Amerikës, Berisha: Nuk ka të bëjë me heqjen e fjalës së lirë
Akt anticensure, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, që solli heqjen nga puna të qindra punonjësve të Zërit të Amerikës dhe gjashtë agjencive të tjera.
Kur u pyet nga gazetarët, gjatë protestës së sotme, që organizua kundër mbylljes së “TikTok”, Berisha tha se mbyllja e VOA-s është thjesht një çështje gjeopolitike.
“Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, se e kam ndjekur. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Ata konsiderojnë se shpenzimet e mëdha që bëhen për këtë radio, duhet të reduktohen. S’ka të bëjë me censurën ajo është një ent publik. Mund të them se ishte akt anticensure”, tha ai.
Top Channel
Burimi