Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari! Plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një djalë rreth 16-vjeç, i identifikuar si Alban Hasrama.
Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe Eriseld Kamberi, 20-vjeçari.
“Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel
Burimi