Abuzimet me fondet e BE, vetëdorëzohet në Rinas bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, flet për TCH avokati i tij

Abuzimet me fondet e BE, vetëdorëzohet në Rinas bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, flet për TCH avokati i tij

Është vetëdorëzuar në Rinas Gazmend Haxhia, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest nga SPAK, së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj, për abuzimet me fondet e BE për SASPAC.

Ndaj Haxhias është caktuar masa ‘arrest në shtëpi”, ndërsa në një komunikim me gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, avokati i tij Henrik Ligori ka deklaruar se prej dy ditësh ai i kishte njoftuar autoritetet se klienti i tij do të mbërrite  në Shqipëri për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.
Kujtojmë se ndaj Haxhisë është vendosur masa e arrestit të shtëpi.

 
 
 

Top Channel
Burimi