
Abuzimet me fondet e BE/ Vetëdorëzohet në Rinas bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, avokati flet për TCH: Njoftuam autoritetet para dy ditësh
👁5305
Është vetëdorëzuar në Rinas Gazmend Haxhia, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest nga SPAK, së bashku me ish-ministrin Ilir Beqaj, për abuzimet me fondet e BE për SASPAC.
Ndaj Haxhias është caktuar masa ‘arrest në shtëpi”, ndërsa në një komunikim me gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, avokati i tij Henrik Ligori ka deklaruar se prej dy ditësh ai i kishte njoftuar autoritetet se klienti i tij do të mbërrite në Shqipëri për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.
Kujtojmë se ndaj Haxhisë është vendosur masa e arrestit të shtëpi.
Top Channel
Burimi