5 mënyra praktike si të përdorni uthullën e mollës për lëkurën

5 mënyra praktike si të përdorni uthullën e mollës për lëkurën

Ardhja e verës shoqërohet me shumë probleme të lëkurës. Nxehtësia e diellit është tepër e ashpër në lëkurë dhe shkakton probleme si djegie, akne, puçra, njolla dhe infeksione të tjera. Kurat dhe trajtimet e këtyre problemeve janë të shumta por një prej tyre e gjeni pikërisht në shtëpinë tuaj.

Bëhet fjalë për uthullën e mollës e cila ofron shumë përfitime për shëndetin e lëkurës. Uthulla e mollës është e pasur me disa acide të mira për lëkurën por edhe vitamina, enzima dhe kripëra minerale. Në këtë artikull do të mësoni si të përdorni uthullën e mollës për të mirën e lëkurës.
Aknet Dhe Puçrat

Uthulla e mollës është shumë e mirë kundër puçrave kryeneçe. Ajo lufton bakteret dhe mykun por edhe e pastron lëkurën nga yndyra dhe pluhuri. Përziejeni uthullën e pafiltruar me ujë dhe më pas lyejeni fytyrën me të duke përdorur pambuk. Pas 10 minutash, lajeni fytyrën me ujë të vakët. Këtë trajtim duhet ta përsërisni për disa ditë.
Të Djegurat Nga Dielli
Përzieni gjysëm filxhani me uthull molle me 4 filxhanë ujë. Fusni në enë një napë të pastër dhe me të lyeni zonat e djegura të lëkurës. Këtë trajtim duhet ta përsërisni disa herë në ditë deri sa lëkura të përmirësohet.
Heqja e Qelizave Të Vdekura
Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për heqjen e qelizavve të vdekura. Mjafton të tresni pak uthull molle në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë ku duhet të qëndroni 20 minuta. Këtë trajtim përsëriteni disa herë në javë që të riktheni nivelet e shëndetshme të pehashit të lëkurës.
Tonifikimi i Lëkurës
Uthulla e mollës ka efekt shtrëngues për lëkurën dhe i bën mirë asaj të yndyrshme. Ekspertët këshillojnë të përzieni pak uthull me ujë dhe të shtoni edhe disa pika të vajit esencial të preferuar. Lyejeni pambukun në këtë tretësirë dhe aplikojeni në fytyrë e më pas shpëlajeni me ujë. Trajtimi mund të përdoret një ose dy herë në ditë.
Kundër Njollave Dhe Rrudhave
Acidet që gjenden tek uthulla e bëjnë shumë të mirë për luftimin e njollave të moshës dhe minimizimin e rrudhave. Ju mund të lyeni një pambuk me pak uthull molle dhe të vendosni direkt mbi rrudha. Pas 20 minutash, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të freskët. Ky trajtim duhet bërë dy herë në ditë për 6 javë./AgroWeb

Top Channel
Burimi