“Tony Blair më frymëzoi të hyja në politikë”- Rama flet për liderët britanikë: Thatcher e admiroj, Burnham një forcë e madhe…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjendjen politike në Britaninë e Madhe pas Brexit-it, duke e cilësuar situatën e vendit si më të vështirë se atë të pjesës tjetër të Europës. Në një intervistë për gazetën britanike “The Independent”, Rama u shpreh se largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian ishte një rrugë vetëshkatërruese, ndërsa shprehu shpresën se kryeministri britanik do të arrijë ta ndryshojë këtë kurs. “Britania është në një gjendje edhe më të dëshpëruar se pjesa tjetër e Europës. Shpresoj që kryeministri i ri të jetë në gjendje ta ndryshojë këtë rrugë të vetëshkatërrimit që nisi me Brexit-in”, deklaroi Rama. Gjatë intervistës, kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për kryeministrin Andy Burnham, për të cilin shprehu vlerësime, duke e cilësuar si një figurë me tërheqje...
Burimi:
javanews.al