SYRI TV/ Dhunë dhe shoqërime në ditën e 171-të të protestës, të paktën 17 persona në komisariat
Është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje dita e 171 e protetave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste me policinë e cila ka vazhduar sjelljen brutale ndaj protestuesve. Qytetarët janë grumbulluar paqësisht para godinës qeveritare me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, teksa po qëndronin në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', pa kryer asnjë akt dhunë, policia ka ndërhyrë për t'i zhvendosur duke mos i lënë të protestojnë në rrugë teksa ka shoqëruar dhunshëm disa vajza. Policia ka vazhduar sjelljen brutale dhe skandaloze me Efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe atyre Shqiponja, që kanë ndërhyrë sërish duke shoqëruar dhunshëm disa protestues mes tyre gra dhe të moshuar. Qytetarët pasi kanë qëndruar për disa orë para kryeministrisë duke u përballur me forcat e rendit më...
Burimi:
syri.net