Tom Cruise kundër IA-së: E ardhmja e kinemasë duhet të ruajë elementin njerëzor
Aktori amerikan Tom Cruise ka mbrojtur vlerën e përvojës njerëzore në kinema dhe ka folur për ndikimin e inteligjencës artificiale në të ardhmen e industrisë së filmit, gjatë aktivitetit “Life in Pictures” të BAFTA-s, shkruan hinkmovies.it. Gjatë një ndërhyrjeje gjashtëminutëshe, e cila u prit me duartrokitje të gjata, Cruise iu përgjigj pyetjeve të Edith Bowman mbi mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të ndryshojë kinemanë. Aktori i “Top Gun” dhe “Mission: Impossible” u përqendrua te rëndësia e artit kinematografik dhe përvoja që publiku përjeton në sallat e kinemasë. Duke folur për teknologjinë, transmetimin online dhe procesin e realizimit të filmave, Cruise theksoi rëndësinë e elementit njerëzor. “Nuk ka asgjë të ngjashme me qenien njerëzore”, tha ai, duke shtuar se interesi i publikut, veçanërisht i të...
Burimi:
kultplus.com