Burimi:
Javanews.al

Tolerancë zero nga Komisioni i Disiplinës, gjoba për elitën, Flamurtari do i luajë ndeshjet pa tifozë
👁7210
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF, ka marrë vendimet e fundit, sa i takon ngjarjeve futbollistike të fundjavës që lamë pas. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Tirana dhe Partizani janë gjobitur me nga 50 mijë lekë. Gjithashtu pati gjobë edhe për Egnatian dhe Elbasanin. Për kaosin në ndeshjen ndaj Besës ku u godit edhe trajneri kundërshtar, Flamurtari është gjobitur me 300 mijë lekë, ndërsa dy takime do i luajë pa spektatorë. Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 10.04.2025 KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese...