Tmerr në Itali: Burri 35-vjeçar vritet, copëtohet dhe varroset nën gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

Tmerr në Itali: Burri 35-vjeçar vritet, copëtohet dhe varroset nën gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një rast i tmerrshëm u zbulua të enjten në mëngjes në Udine, në veri të Italisë, kur autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të 35-vjeçarit Alessandro Venier në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij. Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna dhe partnerja e tij, të cilat e kanë pranuar krimin. Dy gratë - partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere - ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit. Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti,...