Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet topografi Luigj Paloka, i dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO

Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet topografi Luigj Paloka, i dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO

Policia e Lezhës arrestoi sot topografin e shpallur në kërkim dhe dënuar në mungesë me 5 vite burgim për tjetërsimin e pronave në bregdet. Luigj Paloka i kishte shpëtuar drejtësisë deri më sot për tre akuzat e shpërdorimit të detyrës, grupit të strukturuar kriminal dhe falsifikimit, teksa ishte hetuar dhe gjykuar në mungesë për dosjen e tjetërsimit të 234 mijë metrave katrorë tokë në bregdetin e “Ranës së Hedhun”, ku të pandehur kanë qenë një grup me të paktën 11 persona nga Prokuroria e Posaçme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe...
Burimi: Syri.net