Tjetër tragjedi në vendin e punës/ 62-vjeçari bie nga lartësia në Golem dhe humb jetën

Tjetër tragjedi në vendin e punës/ 62-vjeçari bie nga lartësia në Golem dhe humb jetën

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ndërsa i dëmtuari, që ka rënë nga lartësia, mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit. Dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen, ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Sot.com.al