Tjetër tërmet në Shqipëri, epiqendra ishte në Dibër

Tjetër tërmet në Shqipëri, epiqendra ishte në Dibër

Foto ilustruese TIRANË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter dhe u regjistrua në orën 11:57 të mesditës. Epiqendra e lëkundjeve është në Dibër, me thellësi 5 km nën sipërfaqe. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./ZËRI
Burimi: Zeri.ai