Tjetër përplasje në Tiranë/ Të rinjtë bllokojnë Rrugën e Kavajës, narkopolicia gjuan me gaz

Tjetër përplasje në Tiranë/ Të rinjtë bllokojnë Rrugën e Kavajës, narkopolicia gjuan me gaz

Protesta në kryeqytet vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje mes të rinjve dhe forcave të rendit. Një grup i madh protestuesish është zhvendosur në Rrugën e Kavajës, duke bllokuar qarkullimin dhe duke u përballur me policinë. Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, situata është përshkallëzuar, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, të rinjtë vijojnë të qëndrojnë në rrugë, duke kundërshtuar përpjekjet për t’i larguar nga zona. Të rinjtë nuk duket se kanë ndërmend të tërhiqen, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të shpërndajnë protestuesit. Protesta vijon, ndërsa Rruga e Kavajës është kthyer në një tjetër vatër përplasjesh mes të rinjve dhe narkopolicisë.