Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tjetër ngjarje në Borsh! Sherri mes miqve përfundon në të shtëna armësh
Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas informacioneve nga burimet e policisë është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës, sepse mund të ishte edhe fatal për të. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Ata kanë debatuar të ulur në tavolina dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka goditur. Më pas autori është arratisur nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është transportuar ne spital ku po merr ndihmën mjekësore...