Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tiranë, zjarr i madh në një pallat
👁7121
Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, dhe mësohet se zjarri ka rënë në katin e shtatë të një pallati, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.