Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tiranë/ Prokuroria çon për gjykim Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metas
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Isuf Hasën, autorin e vrasjes së Xhemal Metas. Sipas burimeve nga hetimet, i pandehuri ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij dhe e ka goditur me mjete të forta, duke shkaktuar vdekjen e tij. Ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2025 në fshatin Shëngjin i Vogël. Autori ka pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, duke deklaruar se e kishte kryer veprën penale për shkak të ofendimeve që fqinji kishte bërë ndaj bashkëshortes së tij. Pas krimit, Isuf Hasa ka marrë një sasi parash nga viktima dhe më pas ka fshehur armën e krimit në banesën e vajzës së tij në Vorë.