Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij

Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij

Policia e Tiranës vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes. Uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet. ‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës” një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar, gjatë një konflikti mes tyre, organizuan punën dhe ndërhynë me shpejtësi për kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara u...