Tiranë/ E reja hedh një send nga ballkoni, lëndohet i mituri

Tiranë/ E reja hedh një send nga ballkoni, lëndohet i mituri

Policia ka proceduar penalisht një 20-vjeçare, pasi ka hedhur një send të fortë nga ballkoni duke dëmtuar një djalë 9-vjeçar. E reja e ka hedhur aksidentalisht sendin e fortë, ndërsa i mituri mori ndihmë mjekësore në spital.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.
Burimi: Gijotina.com