No Image Available

Tirana po “digjet” nga protestat, Oriola Marashi ofron shpërblim për këdo që gjen qenushen e saj

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta studentore dhe tensione të shumta, modelja e njohur Oriola Marashi ka bërë një apel publik për gjetjen e qenushes së saj, duke ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh. Qenushja e saj, Lola, ka humbur në zonën e Lagunës së Patokut, ndërsa modelja u ka kërkuar ndihmë ndjekësve për ta gjetur dhe për ta kthyer pranë saj. Sipas përshkrimit të publikuar, Lola është e racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë. Në momentin e humbjes, ajo mbante një rrip të zi. Megjithatë, apeli i modeles vjen në një moment të ndjeshëm për vendin, kur vëmendja publike është përqendruar te protestat e studentëve dhe përplasjet me policinë. Për këtë arsye, Oriola ka ndarë edhe...