Tirana “peshkon” Laçin, ja dy rastet e Kupës me një kundërshtar problematik
Tirana ka peshkuar një kundërshtar aspak të lehtë në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë do të përballen me Laçin, një skuadër që historikisht u ka shkaktuar jo pak probleme kryeqytetasve, sidomos në këtë kompeticion. Përballjet mes dy ekipeve në Kupë kanë prodhuar rivalitet, rezultate të ngushta dhe madje edhe një përmbysje të rëndësishme nga ana e Tiranës. Që prej vitit 2012, Tirana dhe Laçi janë përballur në dy raste në Kupën e Shqipërisë, ku secila skuadër ka arritur të sigurojë një herë kualifikimin. Bilanci i këtyre përballjeve tregon se kurbinasit kanë qenë një kundërshtar i vështirë për bardheblutë, duke i eliminuar në sezonin 2014-2015, ndërsa katër vite më vonë ishte Tirana që arriti të merrte hakun sportiv, duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë. Përballja e...
Burimi:
gijotina.com