Policia nuk lejon as protestë paqësore te Kryeministria, i shtyn me forcë qytetarët
Policia nuk ka lejuar as protestë paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Forcat efektive FNSH dhe Shqiponja kanë shtyrë me forcë protestuesit në trotuarin përballë pranë selisë së Kuvendit. Edhe pse protestuesit e rinj, aktivistët dhe qytetarët nuk po bënin asgjë të paligjshme, policia nuk ka pranuar qëndrimin e tyre në bulevard.
Burimi:
gijotina.com