Tirana-Partizani e shijojnë më tepër të huajt se tifozët shqiptarë, në Holandë bëjnë biznes me derbin e kryeqytetit

Tirana-Partizani e shijojnë më tepër të huajt se tifozët shqiptarë, në Holandë bëjnë biznes me derbin e kryeqytetit

Në Shqipëri nuk e kanë menduar ndoshta, por në Holandë e ndjekin derbin Tirana-Partizani. Një kompani në Eindhoven shet “online” bileta për derbin, duke përfshirë një udhëtim 3 ditor në Tiranë. Çdo tifoz do të paguajë 350 euro, ku është i përfshirë stadiumi, rruga dhe hoteli në kryeqytetin shqiptar, shkruan “Panorama Sport”. Siç duket derbin e Shqipërisë, tani kanë nisur ta shijojnë më shumë të huajt sesa tifozët shqiptarë, numri i të cilëve në një ndeshje të tillë ka filluar të pësojë rënie të ndjeshme.