Tirana “paralizohet” nga shiu, qytetarët me orë të tëra në trafik

Tirana “paralizohet” nga shiu, qytetarët me orë të tëra në trafik

tirane TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, trafiku në Tiranë është rënduar në disa prej akseve kryesore, duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Situata paraqitet më problematike përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk. Reshjet e shiut dhe fluksi i lartë të automjeteve në oraret e mëngjesit, kanë vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të mjeteve. Në disa prej këtyre akseve, qarkullimi vijon të jetë i ngadalësuar prej disa orësh./ZËRI