Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tirana “parajsë” e paligjshmërisë, Thethi “ferri” i padrejtësisë/ Reagon anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës
Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti akuzon Qeverinë se me aksionin e nisur prej disa ditësh tanimë kundër ndërtimeve pa leje dhe zënies së hapësirave publike në disa zona të vendit, po reflekton hipokrizi dhe padrejtësi. Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti thekson se institucionet po veprojnë me agresivitet në zonën e Thethit, ndërsa nga ana tjetër lejohet paligjshmëria në Tiranë me objekte dhe shtesa disa kate pa leje. “Në Tiranë ndërtuesit e paligjshëm, me shpatulla të ngrohta nga pushteti, jo vetëm që falen, por shpërblehen me legalizime dhe tendera publik. Pallatet e tyre pa leje apo...