Tirana mposht sërish Skënderbeun, titulli kampion është vetëm një fitore larg

Tirana mposht sërish Skënderbeun, titulli kampion është vetëm një fitore larg

Tirana në volejboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion, pas triumfit 3-1 ndaj Skënderbeut në finalen e tretë play off luajtur në Farkë (25-21, 25-13, 21-25, 25-17). Kjo ishte sfida e shtyrë pak ditë më parë për shkak të aksidentit automobilistik që pati skuadra korçare gjatë udhëtimit për në Tiranë. Edhe kjo përballje, ashtu si ajo e parë luajtur në Korçë, u dominua nga vajzat bardheblu, që pavarësisht se humbën një set ishin ndjeshëm më superiore në fushë dhe e merituan fitoren. Skënderbeu luajti me hope, shpesh ishte konfuz në lojën e tij dhe çaloi në bllok....
Burimi: Telesport.al