Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tirana mirëpret Walk21, konferencën botërore për ecjen për herë të parë në Ballkan
Pas Londrës, Nju Jorkut, Hong Kongut e Sidneit, konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan. Nga data 6-10 Tetor, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation. Tirana i bashkohet kështu rrjetit të qyteteve që po udhëheqin lëvizjen globale për më shumë ecje dhe më pak ndotje. Konferenca do të mbledhë në Tiranë më shumë se 500 pjesëmarrës nga mbi 50 shtete, urbanistë, drejtues politikash, ekspertë të transportit, studiues, aktivistë dhe...