Tirana merr fitoren e madhe kundër Teutës, Partizani mund Laçin dhe lë vendin e fundit

Tirana merr fitoren e madhe kundër Teutës, Partizani mund Laçin dhe lë vendin e fundit

Tirana ka arritur një fitore shumë të rëndësishme përballë Teutës, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, bardheblutë gjetën momentin e duhur për të goditur. Në minutën e 87-të, Erdon Daci u bë protagonist, duke dërguar topin në rrjetë pas një inkursioni fantastik të Redon Xhixhës. Ky i fundit krijoi hapësirën e duhur dhe shërbeu në mënyrë perfekte për sulmuesin, i cili nuk gaboi përballë portës. Nga krahu tjetër edhe Partizani ka gjetur pak qetësi. Ekipi i të kuqëve ka arritur që të fitojë kundër Lacit në shifrat 0-1. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Spahiu në minutën e 19...