Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që lidhen me transferimin, menaxhimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KSHI). Vendimet e reja, të propozuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, hapin rrugën për ekzekutimin e projektit të investimit për Kompleksin e Ri Governativ te Bulevardi i Ri në Tiranë, si dhe për zgjerimin e portofolit të pronave në kuadër të projektit “Copëzat”. Vendimet e miratuara prekin drejtpërdrejt një sërë institucionesh publike, të cilat do të duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në për akomodimin e tyre dhe zhvillimin e pronave. Kompleksi Governativ dhe stacioni i ri hekurudhor te Bulevardi i Ri Nëpërmjet vendimit të dytë, qeveria ka miratuar transferimin në pronësi të KSHI-së të një sipërfaqeje prej 2,431 m²...