Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

Tirana fiton me 3 gola derbin ndaj Partizanit

Tirana merr një fitore spektakolare 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Bardheblutë rikthehen te fitorja në derbi, e cila mungonte prej 10 ndeshjesh. Dopieta e shënuar nga Jarmouni në pjesën e parë dhe goli i Ernest në pjesën e dytë, i dhanë 3 pikë të arta skuadrës së Shkëmbit. Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë dhe vazhdon luftën për mbijetesë. Partizani renditet në vendin e katërt me 47 pikë.
Burimi: Kohajone.com