Tirana dhe Pogradeci përballen për një vend në Superiore, dalin formacionet zyrtare

Tirana dhe Pogradeci përballen për një vend në Superiore, dalin formacionet zyrtare

Tirana dhe Pogradeci do të masin forcat në orën 18:00. Sfida në “Elbasan Arena” do të vendosë se cila prej dy skuadrave do të jetë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Bardheblutë e luajnë këtë takim, pasi e mbyllën si vend i tetë në elitë. Pogradeci ndërkohë fitoi sfidat e “play-off” përballë Burrelit dhe Besës. Trajnerët Shkëmbi dhe Mema kanë vendosur për formacionet e finales. FORMACIONET ZYRTARE Tirana: Selmani; Dembele, Kola, Mici, Përgjoni, Rafael, Soler, Vera, Haxhiu, Jarmouni, Ndreca Pogradeci: Staniç; Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema
Burimi: Sot.com.al