Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ti e ke vrarë?!”/ Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivët: Çne unë mo…
Autori i dyshuar i vrasjes së Kozeta Teços, është shoqëruar nga policia në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor. Gjatë kësaj paraqitjeje ai është shfaqur i qetë dhe herë pas here edhe me buzëqeshje në fytyrë, ndërsa ka mohuar të jetë autori i ngjarjes. Kur u pyet nga një prej gazetarëve “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?” Edhe më pas gjatë shoqërimit drejt furgonit të policisë ai sheh nga kamerat e mediave dhe përsërit “nuk jam unë vrasësi”.