Ti Buzëndritur Në Stoli

Ti Buzëndritur Në Stoli

Nër ato male shtat-mëdhaja,Nër ata pyje me fshehtësi,N’ato mburima lozonjare,N’ata shkëmbenj plot llaftari;Ku fryn një erë pastërtije,E vetëtin një bukuri,E ritet malli porsi deti,E ndizet zemëra në gji; Ku nuku duket asnjeri,Ku vemi shpesh veç un’e tiKu djeg si zjarr, moj dashuri!Ku ndrin si yll, moj perëndi/KultPlus.com