‘Thyjani xhamat’, Balla AKUZON STUDENTËT, publikon bisedat e tyre

‘Thyjani xhamat’, Balla AKUZON STUDENTËT, publikon bisedat e tyre

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që, sipas tij, janë shkëmbyer në një grup në WhatsApp dhe përmbajnë udhëzime për personat që marrin pjesë në protestë. Balla e ka shoqëruar publikimin me komentin: “Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe”, duke pretenduar se veprimet e protestuesve koordinohen përmes komunikimeve në grup. Në disa prej mesazheve të publikuara shfaqen frazat “Thyjani xhamat” dhe “Bashkohuni, mos ecni me terezi, rrini afër njëri-tjetrit”. Përmbajtja e tyre vjen në një moment kur protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me incidente në disa zona të kryeqytetit. Megjithatë, nga publikimi i mesazheve nuk mund të përcaktohet në mënyrë të pavarur se kush i...