Thyhen sporteli dhe detektorët, protestuesit dëmtojnë hyrjen e Gjykatës
Në ditën e shtatë të protestave në Tiranë, tensionet janë shtrirë edhe pranë godinës së Gjykatës. Një grup protestuesish kanë dëmtuar sportelin ku vendosen njoftimet e institucionit, si dhe detektorët e sigurisë që përdoren për kontrollin e personave në hyrje të godinës. Pas dëmtimit të pajisjeve, protestuesit janë larguar nga ambientet e gjykatës dhe janë drejtuar për nga Ministria e Jashtme, duke vijuar lëvizjen e tyre në kryeqytet. Incidenti shënon një tjetër episod të tensionuar gjatë ditës së shtatë të protestave, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe me dëmtime të pronës. Rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësit për dëmtimet mbeten për t’u dokumentuar.
Burimi:
ntv.al