Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thyen arrestin dhe përndjek e nxit të miturin të përdorë drogë, arrestohet 26-vjeçari
Policia në Vlorë ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka përndjekur një të mitur. Po ashtu bëhet me dije se i riu e ka nxitur të miturin që të përdorte substanca narkotike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”. Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata...