Thomas Edison, shpikësi që ndryshoi botën me zbulimet e tij
Më 18 tetor 1931 ndërroi jetë Thomas Alva Edison, një nga shpikësit dhe inovatorët më të njohur amerikanë, i cili la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë moderne. I lindur më 11 shkurt 1847 në Milan të Ohajos, Edison u bë i njohur për shpikjet dhe përmirësimet e shumta në fusha të ndryshme, përfshirë ndriçimin elektrik, regjistrimin e zërit dhe zhvillimin e teknologjisë së filmit. Ndër pajisjet më të njohura që lidhen me punën e tij janë gramofoni dhe llamba elektrike. Edison pati një shkollim të kufizuar në institucionet arsimore, pasi një pjesë të madhe të njohurive i fitoi përmes leximit dhe eksperimenteve. Në fillimet e karrierës punoi si telegrafist, përvojë që ndikoi në interesimin e tij për komunikimin dhe teknologjinë. Gjatë jetës së...
Burimi:
kultplus.com