Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani. Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme. “Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani. Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk...