Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes në Kumanovë, reagon Spiropali: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes në Kumanovë, reagon Spiropali: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve. Në një deklaratë publike, Spiropali e cilëson incidentin si të papranueshëm dhe një kujtesë e hidhur se rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse kërkon përkushtim të vazhdueshëm. “Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme,” shprehet Spiropali. Ajo nënvizon se sporti, në thelb, përfaqëson vlera si bashkimi, bashkëpunimi, loja...