Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thirrjet raciste anti-shqiptare në Kumanovë, prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetimet për identifikimin e personave që lëshuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë. Nga një pjesë e tribunës u dëgjuan mesazhe raciste si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”. Prokuroria ka urdhëruar sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e mundshëm dhe ka kërkuar nga SPB Kumanovë veprime hetimore të menjëhershme. “Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës po vazhdon dhe ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të...