Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Thirrjet “Kosova është Serbi”, Policia e Kosovës ndalon 17 persona në Gazimestan
Policia e Kosovës ka ndaluar të shtunën 17 persona në Gazimestan, afër Prishtinës, gjatë festimeve për Ditën e Vidovdanit, një festë tradicionale serbe që përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër ushtrisë osmane. Sipas njoftimit zyrtar, katër nga personat e shoqëruar janë liruar pas intervistimit, ndërsa të tjerët mbeten në procedura të mëtejshme. Një person është ndaluar për armëmbajtje pa leje, një tjetër është gjobitur për kundërvajtje, ndërsa 11 të tjerë janë ende nën hetim. Policia tha se veprimi i tyre u motivua nga prania e sjelljeve provokuese, thirrjeve që nxisnin urrejtje dhe përdorimit të veshjeve me simbole provokuese,...