Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Thirrjet antishqiptare në Shkup, reagon zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Sulm ndaj bashkëjetesës etnike
Skena të rënda, me gjuhë urrejtjeje, kore raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve janë përsëritur në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ndeshjes së Basketbollit me Rumaninë, mbrëmjen e së shtunës, tifozët e pranishëm përsëritën refrene që i quanin shqiptarët të mallkuar dhe kërkonin një Maqedoni “të pastër” E gjithë kjo ndodhi në praninë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror. Gjatë ndeshjes u dëgjuan edhe thirrje të tjera provokuese që kërkonin vdekjen e shqiptarëve apo parulla të tjera që në kujtesë...