Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Elezi: Dorë serbe dhe ruse

Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Elezi: Dorë serbe dhe ruse

Rajoni E Mërkurë, 6 Gusht 2025 17:37 Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi komenton incidentin me thirrje raciste në Kumanovë. Sipas tij, situatat e fundit kërkojnë një analizë të thelluar dhe veprime të qarta institucionale. Për të Kosova po kalon një moment kritik për shkak të ngërçit politik dhe mungesës së funksionalitetit të plotë të institucioneve, çka po ndikon drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë. Ndërsa për incidentin me thirrje antishqiptare gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, Elezi ngriti alarmin për një përpjekje të organizuar destabilizuese. ”Kumanova është një zonë pranë kufirit me Serbinë, dhe nuk përjashtohet dora e shërbimeve serbe dhe ruse për të tensionuar situatën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Ka shenja që ky është një skenar i mirëmenduar për të provokuar përçarje...